TË FUNDIT

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Apeli refuzon kërkesën e tre të dyshuarëve për sulmin ndaj Valon Sylës, i lë në paraburgim
    Lajme

    Apeli refuzon kërkesën e tre të dyshuarëve për sulmin ndaj Valon Sylës, i lë në paraburgim

    By A.JApril 28, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjykata e Apelit, ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore për t’i dërguar në paraburgim tre të dyshuarit, L.D, K.H dhe O.H, për veprën penale Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit, të cilën dyshohet se e “ushtruan” duke e sulmuar gazetarin Valon Syla.

    Apeli ka refuzuar kërkesën e avokatëve të të pandehurve, duke e lënë kështë në fuqi masën e paraburgimit për të tre të dyshuarit.

    Sipas Apelit, kërkesa ishte e pabazuar dhe në rast lehtësimi të masës, ekziston rreziku që të dyshuarit t’i ikin drejtësisë. Pra të arratisen.

    Njoftimi i plotë i Apelit:

    Me aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Departamentit Special, janë refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve L.D., av. Sh.A., K.H., av. R K. dhe O.H., av. Rr.A., ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale PPPS.nr.19/23 i datës 14.04.2023, është vërtetuar.

    Me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të Departamentit Special PPPS.nr.19/2023, të datës 14.04.2023, të pandehurve L.D.nga fshati…. Komuna e Fushë Kosovës., K.H. nga F. K., O.H. nga Prishtina, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale, Nxitja e përçarjes dhe mos durimit nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, i’u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj e cila do të llogaritet nga koha e arrestit, respektivisht nga data 12 prill 2023 në ora 19:30 min. dhe do të zgjasë deri më datë 12 maj 2023, në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 e 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.

    Gjykata e Apelit, me aktvendimin PN.1.S.nr.69/2023, të datës 28.04.2023, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve L.D., av. Sh. A., K.H., av. R.K. dhe O.H., av. Rr. A., të parashtruara ndaj aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale PPPS.nr.19/23 të datës 14.04.2023 dhe të njëjtin aktvendim për caktimin e masës së paraburgimit e ka vërtetuar. Në arsyetim të aktvendimit gjykata e shkallës së dytë, ka vlerësuar se aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë është i drejtë dhe i bazuar në ligj dhe se pretendimet ankimore të mbrojtësve të të pandehurve janë të pabazuara. Kolegji i gjykatës së shkallës së dytë vlerëson se gjykata e shkallës së parë drejtë ka gjetur se me qenë se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartcekura, ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj tyre, ngase ekzistojnë rrethana të cilat me të drejtë justifikojnë frikën se me gjetjen e të pandehurve në liri, të njëjtit mund të fshihen apo të jepen në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale. Më tej kolegji ka vlerësuar se ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit edhe konform dispozitës së nenit 184 par.1 nënpar.1.1 e 1.2 pika 1.2.2 të KPP-së, sepse me gjetjen e të pandehurve në liri, do të mund të pengohej rrjedha e procedurës penale duke fshehur, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale duke ndikuar edhe në dëshmitarët, ku kjo gjykate, ka vërejtur se nga kërkesa rezulton identiteti i dëshmitareve I. M. dhe A. H., ndërsa nga provat që janë siguruar tregojnë çartë se gjatë zhvillimit të hetimeve duhet të merren në pyetje disa dëshmitarë identiteti i të cilëve do të sigurohet gjatë zhvillimit të hetimeve. Kjo ngase, ka konsideruar se dëshmitë e dëshmitareve do ta ndriçojnë tërë ngjarjen e zhvilluar në natën kritike, sjelljet dhe veprimet e secilit të pandehur veç e veç, largimi i tyre nga vendi i ngjarjes pas sulmit fizik ndaj të dëmtuarin-gazetarin V. S., prandaj ekziston rreziku që të pandehurit po të gjenden në liri do të pengojnë në rrjedhën normale të procedurës penale që zhvillohet ndaj tyre. Tutje kolegji i gjykatës së shkallës së dytë ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë ka vepruar drejt kur të pandehurve, i’u ka caktuar masën e paraburgimit, ngase masat e tjera të parapara nga neni 171 i KPPRK-së, janë të pa mjaftueshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë, në rrjedhjen normale të procedurës penale dhe në parandalimin e kryerjes së veprës tjetër penale, andaj me qëllim të zbatimit me sukses të procedurës penale, caktimi i paraburgimit konsiderohet si i domosdoshëm, kurse ankesat e mbrojtësve të pandehurve u refuzuan si të pabazuara.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    By korrektpressMay 31, 20230

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë Qeveria e Kosovës nuk duhet të rrezikojë raportet…

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023

    Gruaja e Rexhep Selimit thotë se burri i saj nuk e shkarkoi avokatin, tregon krejt çka ndodhi

    May 1, 2023

    TË TJERA

    Afrona Dika ndan momente romantike nga shtrati me partnerin

    May 1, 2023

    Çifti i njohur kosovar ndahen pas 6 vitesh martesë

    May 1, 2023

    Bledi Mane: ‘Kur unë pija alkol, Luizi luante bixhoz’

    May 1, 2023

    Xhuliana e pranon: Jam një luaneshë në shtrat

    May 1, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    x