Anya Taylor-Joy luan përkrah Charles Melton në një videoklip të ri sensacional të grupit The Rolling Stones, për këngën më të fundit të tyre “Jealous Lover”.
Videoklipi, i publikuar të enjten, ndjek një narrativë dramatike ku aktorja 30-vjeçare dhe aktori 35-vjeçar mbërrijnë në një motel.
Mes tyre shpërthen një debat i tensionuar, i cili shndërrohet në një ndjekje kaotike nëpër korridore.
Teksa personazhi i Charles përpiqet të largohet duke zbritur shkallët, personazhi i Anya Taylor-Joy shumëfishohet në një sekuencë surrealiste për ta ndaluar atë të largohet.
Videoklipi është realizuar nga duoja e regjisë Chris Barrett & Luke Taylor dhe është i disponueshëm ekskluzivisht në Amazon Music.
Kënga është pjesë e albumit të ardhshëm të The Rolling Stones, “Foreign Tongues”, i cili pritet të publikohet më 10 korrik.
Ky publikim vjen vetëm një javë pasi Anya Taylor-Joy zbuloi se ishte bullizuar në shkollë për shkak të pamjes së saj, pavarësisht se në moshën 16-vjeçare kishte nënshkruar me një agjenci mode, raporton The Hollywood Reporter.
Aktorja është zhvendosur nga Argjentina në Londër kur ishte vetëm gjashtë vjeçe dhe ka ndjekur shkollën private Queen’s Gate School në South Kensington.
