KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Anya Taylor-Joy mahnit me paraqitjen e saj në promovimin e thrillerit Lucky në Londër

Anya Taylor-Joy mahnit me paraqitjen e saj në promovimin e thrillerit Lucky në Londër

Anya Taylor-Joy tërhoqi gjithë vëmendjen teksa mori pjesë në sesionin fotografik të thrillerit kriminal Lucky në Londër të hënën.

Aktorja 30-vjeçare u shfaq pa reçipeta, e veshur me një fustan transparent prej dantelle, ndërsa pozonte përpara London Eye, në ambientet e “Raffles London at The OWO”.

Ajo nuk la shumë vend për imagjinatën me fustanin me dekolte të theksuar, i cili kombinonte një pjesë delikate prej dantelle të zezë me një fund të gjatë blu.

Pamjen e kompletoi me bizhuteri nga Tiffany & Co.

Temperaturat në kryeqytetin britanik arritën deri në 33 gradë Celsius, por Anya dukej plot vetëbesim dhe elegante, teksa pozonte para kamerave me veshjen e saj.

Mbretëria e Bashkuar ka hyrë në valën e tretë të të nxehtit brenda pak muajsh, ndërsa në disa zona temperaturat pritet të arrijnë deri në 35 gradë Celsius.

Më herët gjatë ditës, aktorja u pa duke dalë nga hoteli për t’u drejtuar në Heart Radio, e veshur me një fustan të zi, me një prerje në pjesën e bustit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.