KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Antoneta Koci banorja e tretë që hyn në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

Antoneta Koci banorja e tretë që hyn në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

Antoneta Koci është banorja e tretë që i është bashkuar sonte shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, një ditë para nisjes zyrtare të spektaklit, të paralajmëruar për më 30 tetor.

Vlogerja e njohur bëhet kështu pjesë e edicionit të ri, duke iu bashkuar regjisores Arlinda Morina, e cila u zbulua si banorja e parë, si dhe reperit Nichi, emri i dytë i konfirmuar.

Hyrja e tre banorëve një ditë para premierës zyrtare ka qenë një surprizë për fansat e spektaklit, të cilët prisnin që gjithçka të niste të premten.

Ndërkohë, spektakli i së premtes, më 30 tetor, nuk është anuluar dhe pritet të mbahet sipas planit.

Hyrja e këtyre personazheve ka zgjuar interesimin e publikut, i cili tashmë është kurioz të mësojë se cilët do të jenë banorët e tjerë të këtij edicioni.

Konkurrentët do të qëndrojnë për 100 ditë në shtëpinë e BBVK-së, ku do të përballen me sfida, dinamika dhe situata të ndryshme, në garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurove.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.