Anne Hathaway u shfaq në New York në nisje të një turneu promovues për filmin e ri “Odyssey”, ku tërhoqi vëmendjen me një veshje elegante të kuqe që i nxirrte në pah barkun shtatzënë.
Aktorja, e cila pret fëmijën e saj të tretë me bashkëshortin Adam Shulman, shkëlqeu me një kombinim të mrekullueshëm mode përpara premierës së filmit të ri të regjisorit Christopher Nolan.
Për këtë rast, ajo zgjodhi një bluzë të gjatë të kuqe dhe pantallona në të njëjtën nuancë, të cilat i plotësoi me këpucë të kuqe me taka, një varëse ari dhe syze dielli të zeza.
Ylli 43-vjeçar i “The Devil Wears Prada” konfirmoi lajmin e shtatzënisë së saj më 19 qershor me një postim në Instagram. Ajo ndau një video në të cilën, e veshur me një fustan të bardhë të gjatë, tregon barkun e saj shtatzënë me këngën “Baby I’m Yours” nga këngëtarja Barbara Lewis.
Sipas revistës People, Hathaway aktualisht i është përkushtuar plotësisht familjes së saj, ndërsa përgatitet për ardhjen në jetë të fëmijës së saj të tretë. Me bashkëshortin e saj Adam Shulman, ajo tashmë ka dy djem, Jonathanin dhjetëvjeçar dhe Jackin gjashtëvjeçar.
Një burim pranë aktores tha se ajo është mirënjohëse për gjithçka që ka arritur në karrierën e saj, si dhe për mundësinë për të qenë pjesë e një filmi që do të thotë kaq shumë për publikun.
“Ajo është mirënjohëse për gjithçka që ka arritur në karrierën e saj dhe për mundësinë për të qenë pjesë e një filmi që do të thotë shumë për njerëzit. Anne nuk ka keqardhje. Ajo i qaset gjithçkaje me shumë mirënjohje dhe profesionalizëm, dhe kështu iu afrua këtij turneu promovues”, tha burimi. /Telegrafi/
