KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Anglia dhe Gana nuk gjejnë portën, por hyjnë në librat e historisë

Anglia dhe Gana nuk gjejnë portën, por hyjnë në librat e historisë

Anglia dhe Gana barazuan pa gola 0-0 në ndeshjen e Grupit L të Kupës së Botës, të zhvilluar në stadiumin “Gillette” në Foxborough.

Përfaqësuesja afrikane shkaktoi një surprizë të madhe, duke i komplikuar llogaritë në grup dhe duke marrë një pikë të vlefshme ndaj një prej favoritëve të turneut.

Anglia hynte në këtë takim si favorite absolute dhe me një fitore do të ishte shumë pranë sigurimit të vendit të parë në grup. Pas barazimit, të dyja skuadrat kanë nga katër pikë, por anglezët mbeten në krye falë diferencës më të mirë të golave.

Megjithatë, ndeshja do të mbahet mend për një statistikë të pazakontë. Gjatë 45 minutave të para, as Anglia dhe as Gana nuk regjistruan asnjë gjuajtje në kuadrat, diçka që ndodhi për herë të parë në këtë Kupë të Botës.

Në fakt, hera e fundit që një ndeshje e Botërorit përfundoi pjesën e parë pa asnjë goditje në portë ishte përballja mes Kroacisë dhe Belgjikës në Kupën e Botës “Katar 2022”. Ajo sfidë u mbyll gjithashtu me rezultatin 0-0, me kroatët që siguruan kualifikimin, ndërsa belgët u eliminuan nga turneu.

Pavarësisht pritshmërive të larta për spektakël, Anglia dhe Gana prodhuan një ndeshje me pak raste, ndërsa rezultati pa gola i mban të hapura të gjitha llogaritë në Grupin L. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.