KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Angellov: Dje ishte dita më e vështirë e këtij sezoni me zjarret

Angellov: Dje ishte dita më e vështirë e këtij sezoni me zjarret

Dje ishte dita më e vështirë e këtij sezoni zjarresh për sa i përket kërcënimit për zonat e populluara, pasi patëm dy zjarre alarmante, tha Stojançe Angellov, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).

Situata ishte veçanërisht e vështirë në fshatin Bogomillë në komunën e Çashkës, ku zjarri arriti në shtëpitë e para. Reagimi i shpejtë i popullsisë lokale, së bashku me ndërhyrjen e zjarrfikësve të Velesit, parandaloi që zjarri të shkaktonte një katastrofë më të madhe.

Më kritikja ishte në Rajonin e Pelagonisë, ku zjarret kërcënuan fshatrat Ivanovci, Lozneni dhe Novo Selane. Angellov personalisht mbërriti në Lozneni, ku, siç e përshkroi ai, vija e zjarrit ishte vetëm pesëdhjetë metra larg shtëpive dhe lëvizte nëpër bar të thatë mbi gjysmë metri të lartë.

“Deri në orën 7:30 e mëngjesit të sotëm, në vend janë regjistruar gjithsej 40 zjarre, nga të cilat gjashtë janë aktive, tre janë nën kontroll dhe 31 janë shuar”, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK)./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.