Angelina Jolie u pa në Los Angeles së bashku me djalin e saj, Pax, 22 vjeç, teksa morën pjesë në eventin bamirës “Support+Feed Pickleball Invitational and Game Night”.
Aktorja fituese e Oscar-it, 51 vjeçe, zëvendësoi tapetin e kuq me fushën e sportit, duke u përfshirë në ndeshje pickleball me një stil të thjeshtë sportiv, por me qëndrim konkurrues.
Eventi mblodhi shumë personazhe të njohur dhe kishte karakter bamirës, duke mbështetur luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe pasigurisë ushqimore.
Organizata “Support+Feed” është themeluar nga Maggie Baird, nëna e Billie Eilish, shkruan DailyMail.
Në aktivitet morën pjesë edhe emra të tjerë të njohur, përfshirë Mel C, Kristen Bell dhe Dax Shepard, duke e kthyer eventin në një mbrëmje të mbushur me yje dhe sport.
Jolie dhe Pax u panë duke kaluar kohë së bashku në fushë, në një dalje që vuri në fokus anën familjare dhe humanitare të aktores. /Telegrafi/
