KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Andonovski: Në Maqedoni do të ndërtohet qendër kombëtare e të dhënave

Andonovski: Në Maqedoni do të ndërtohet qendër kombëtare e të dhënave

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, tha në një intervistë për TVM2 se po sigurohen lokacioni dhe modeli financiar për projektin që do të shërbejë si bazë për renë qeveritare, sigurinë kibernetike dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Sipas tij, tashmë është përgatitur edhe studimi i fizibilitetit, ndërsa theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për një objekt ku do të vendosen serverët, por për një infrastrukturë kyçe shtetërore mbi të cilën do të mbështetet zhvillimi digjital i vendit.

“Nëse rrugët i lidhin qytetet, qendra e të dhënave i lidh institucionet. Në vend që çdo institucion të ketë hapësirat e veta për serverë me nivele të ndryshme sigurie, shteti do të ketë një vend të vetëm modern, me nivel të lartë mbrojtjeje dhe efikasitet energjetik, prej nga do të ofrohen shërbimet digjitale për 20-30 vitet e ardhshme”, tha Andonovski.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.