KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ancelotti shpërthen ndaj kritikave: Vetëm një njeri në botë mund të më japë këshilla

Ancelotti shpërthen ndaj kritikave: Vetëm një njeri në botë mund të më japë këshilla

Përzgjedhësi i kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka reaguar ashpër ndaj kritikave për stilin e lojës së Brazilit në Kupën e Botës, duke mbrojtur me vendosmëri aftësitë e tij si trajner.

Tekniku italian theksoi se përvoja e tij e gjatë në futboll flet më shumë se çdo koment i jashtëm, ndërsa shtoi se vetëm një person në botën e futbollit ka autoritetin për t’i dhënë këshilla, legjenda e Manchester United, Alex Ferguson.

“Në Itali thonë se të gjithë burrat duan të bëhen trajnerë dhe të gjitha gratë arkitekte. Nuk e di nëse e kuptoj futbollin apo jo, por askush nuk mund të më gjykojë për këtë”.

“E vetmja gjë që është e sigurt është se jam përgatitur për më shumë se 1.400 ndeshje. Ndoshta kjo nuk mjafton për ta kuptuar futbollin, por sigurisht që është një përvojë e madhe”.

“Vetëm një person është përgatitur për më shumë ndeshje se unë: Alex Ferguson, i cili ka drejtuar mbi 2.000 ndeshje”.

“Unë pranoj këshilla nga të gjithë, por i vetmi që mund të jetë personi i duhur për të më dhënë këshilla është Alex Ferguson”.

“Jam njëqind për qind i sigurt se nuk jam gjeni, por në të njëjtën kohë jam njëqind për qind i sigurt se nuk jam budalla”, ka deklaruar Ancelotti.

Pavarësisht kritikave të tifozëve për mungesën e një loje më sulmuese dhe më spektakolare të Brazilit në këtë Kupë Bote, raportet bëjnë të ditur se Ancelotti vazhdon të gëzojë mbështetjen e plotë të futbollistëve në dhomat e zhveshjes./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.