KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ancelotti dhe Raphinha u ndëshkuan me karton të kuq

Ancelotti dhe Raphinha u ndëshkuan me karton të kuq

Brazilianët pësuan humbjen e tyre të parë këtë herë kundër Japonisë 3-2 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Singapor.

Ekipi japonez kaloi në avantazh 2-0 në pjesën e parë, duke shfrytëzuar gabimet në mbrojtje  një zhvillim që e la Ancelottin dukshëm të frustruar. Trajneri italian u tregua tejet kritik gjatë gjithë ndeshjes, ashtu si edhe Raphinha.

Vini e barazoi ndeshjen me dy gola, por një tjetër gabim në mbrojtje u kushtoi shtrenjtë brazilianëve në kohën shtesë. Ata pretenduan për një faull në një moment të mëparshëm të aksionit, të cilin gjyqtari nuk e akordoi  madje as pas rishikimit të situatës dhe Ancelotti e humbi përfundimisht durimin. Trajneri italian shpërtheu ndaj gjyqtarit të katërt dhe u ndëshkua me karton të kuq direkt në minutën e 92-të. Pak çaste më vonë, edhe Raphinha u përjashtua nga loja, pasi i kishte shprehur qartë protestat e tij.

“Dua të kërkoj ndjesë për përjashtimin, por është shumë e vështirë të mos flasësh për gjyqtarin,” tha Raphinha pas ndeshjes, duke shtuar: “Është e vështirë kur luan edhe kundër gjyqtarit. Kjo i bën gjërat shumë më të ndërlikuara. Nuk po them se nuk kemi faj  kemi shumë për të përmirësuar dhe do ta bëjmë por nuk mund ta shpërfillim mënyrën se si u gjykua ndeshja sot” shtoi ai./IndeksOnline/

Raphinha desabafou sobre a arbitragem depois do amistoso contra o Japão. O camisa 10 e Ancelotti foram expulsos no final da partida por reclamação no terceiro gol japonês: "Muito complicado não falar da arbitragem" https://t.co/rq0P7cZpWx

— ge (@geglobo) November 14, 2026

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.