Dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Ana Ejupi dhe Kevin Edmond, po bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.
Ata kanë publikuar një fotosesion, ku edhe kanë konfirmuar se janë në pritje të fëmijës së parë.
Foto: Instagram
“Nga dy zemra në tre”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.
Të shumta kanë qenë reagimet e urimet në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit.
Dyshja janë njohur në edicionin e tretë të Big Brother, ku më pas edhe vazhduan njohjen e krijuan romancë bashkë.
Ana më parë ka pësuar një abort dhe kishte kaluar një periudhë jo edhe aq të mirë. /Telegrafi/
