KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Amir Rrahmani pensionohet nga Kosova

Amir Rrahmani pensionohet nga Kosova

Kapiteni Amir Rrahmani ka njoftuar pensionimin nga Kombëtarja e Kosovës, ndërsa ka hedhur disa “sulme” për udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ylli i Napolit ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e Kosovës, për sa kohë që “këta njerëz vazhdojnë në krye”.

Njoftimi erdhi në profilin e tij zyrtar në Instagram:

“Tifozë të vërtetë të Kosovës. Pas 10 viteve në Kombëtare nga të cilët 7 vite si kapite ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e Kombëtares së Kosovës, përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktual”.

“Për shkak të shumë faktorëve, kundërshtimeve të vazhdueshme dhe mungesës së njerëzve kompetentë për të adresuar problemet dhe ankesat tona, situata ka mbetur pa përmirësim për shumë vite”.

“Dhe çka mora në këmbim? Sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara për më shumë se dy vite nga ata të cilët do të duhej të na mbronin. Drejtësia do ta vërtetojë një ditë”.

“Ky vendim vjen nga nevoja për ta ruajtur integritetin tim si kapiten dhe futbollist profesionist, por mbi të gjitha vlerat e mia si njeri”.

Ndërkohë, FFK-ja ende nuk ka reaguar lidhur me këtë situatë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.