KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Amir Rrahmani i propozon martesë Drita Stubllës në Sicili

Amir Rrahmani i propozon martesë Drita Stubllës në Sicili

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka shënuar një moment të veçantë në jetën e tij private, duke i propozuar për martesë partneres së tij, Drita Stublla.

Këtë lajm të bukur e bëri publik vetë modelja përmes rrjeteve sociale.

Në një postim të shpërndarë në InstaStory, ajo publikoi një fotografi ku shihej unaza e fejesës në dorën e saj, duke bërë të ditur se ka pranuar propozimin e mbrojtësit të Napolit.

Foto: Instagram

“30/05. Sicili”, thuhet në postim.

Amiri dhe Drita prej kohësh janë në një lidhje dashurie, të cilën kanë zgjedhur ta mbajnë larg syrit të publikut dhe mediave.

Me këtë hap të rëndësishëm, çifti ka vendosur ta çojë marrëdhënien e tyre në një etapë të re, duke nisur rrugëtimin drejt martesës.

Tani mbeten për t’u parë pamjet magjike të këtij propozimi që ka ndodhur në jug të Italisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.