KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Amerikanët i bashkohen sulmeve izraelite ndaj Iranit

Amerikanët i bashkohen sulmeve izraelite ndaj Iranit

Irani ka nisur sulmet ajrore në kryeqytetin iranian, Teheran.

Sipas New York Times, duke cituar një zyrtar amerikan, në sulme po marrin pjesë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe Associated Press raporton se SHBA po merr pjesë në sulmet e Izraelit kundër Iranit.

Një zyrtar izraelit i mbrojtjes i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se operacioni i mëngjesit është koordinuar me SHBA-në, shkruan skynews.

Ndërkohë, një burim izraelit i sigurisë ka deklaruar se sulmi që po zhvillohet në Iran është një operacion i përbashkët SHBA–Izrael, raportoi Channel 12 i Izraelit.

Izraeli thuhet se ka tentuar të eliminojë presidentin iranian, Masoud Pezeshkian.

Rreth 30 objektiva në të gjithë Iranin janë goditur, përfshirë rezidencën e presidentit iranian dhe një seli të inteligjencës.

Deri tani nuk është raportuar për lëshim raketash drejt Izraelit, ndërsa qytetarëve izraelitë u kërkohet të qëndrojnë pranë dhomave të sigurta, por jo të hyjnë brenda tyre.

Shërbimet izraelite të inteligjencës dhe ato ushtarake vlerësojnë se në një afat shumë të shkurtër pritet një kundërsulm masiv ndaj Izraelit, i cili mund të përfshijë tufa dronësh dhe raketa balistike.

Nëpër qytetet izraelite tashmë dëgjohen sirenat që paralajmërojnë rrezik nga ajri. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.