KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Amerika, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia zhvillojnë stërvitje shumëkombëshe

Amerika, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia zhvillojnë stërvitje shumëkombëshe

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar përmes një postimi në Facebook për zhvillimin e ushtrimit shumëkombësh "VALOR SHIELD 2026", në të cilin morën pjesë Forcat e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe forcave partnere nga SHBA-ja, Shqipëria dhe Kroacia.

Sipas ambasadës, stërvitja u zhvillua në lokacione të ndryshme në Kosovë dhe kishte për qëllim forcimin e aftësive të operacioneve speciale, rritjen e ndërveprimit mes forcave pjesëmarrëse dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë, transmeton Klankosova.tv.

Në njoftim thuhet se ushtrimi u mbështet dhe u realizua me kontribut të konsiderueshëm të Ambasadës amerikane dhe Grupit të saj Ushtarak (MILGP).

Ambasada ka ritheksuar përkushtimin e SHBA-së për mbështetjen e institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe forcimin e partneriteteve me aleatët.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.