KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

AMC reagon për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan: Kërkon ndërhyrje urgjente dhe përgjegjësi për autorët

AMC reagon për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan: Kërkon ndërhyrje urgjente dhe përgjegjësi për autorët

Organizata Action for Mothers and Children (AMC) ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me rastin e një 5-vjeçari në Lipjan, i cili dyshohet se ka pësuar keqtrajtim të rëndë në shtëpinë e tij dhe aktualisht po merr trajtim urgjent mjekësor.

Në reagimin e saj, AMC ka bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme për mbrojtjen e fëmijës dhe vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës për rastin.

“Asnjë fëmijë nuk duhet kurrë të përjetojë dhunë apo neglizhencë”, thuhet në reagimin e organizatës.

AMC ka theksuar se mbrojtja e fëmijëve nga çdo formë dëmtimi është përgjegjësi e përbashkët e familjeve, komuniteteve dhe institucioneve, duke shtuar se çdo fëmijë meriton të rritet në një mjedis të sigurt, me dashuri dhe i lirë nga frika.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.