KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri viziton dy atraksione të trashëgimisë botërore të UNESCO-s në Shqipëri

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri viziton dy atraksione të trashëgimisë botërore të UNESCO-s në Shqipëri

Ambasadorja Walt ka vizituar dy nga sitet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Shqipëri, qytetin e Gjirokastrës dhe Parkun Arkeologjik të Butrintit, shkruan Telegrafi.

Përmes një postimi, Ambasada e Zvicrës në Shqipëri e ka cilësuar vizitën si një përvojë të mrekullueshme, duke veçuar Gjirokastrën, të njohur si qyteti i gurtë, dhe Parkun Arkeologjik të Butrintit.

“Një përvojë e mrekullueshme vizita në dy nga sitet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Shqipëri: Gjirokastër, qyteti i gurtë, dhe Parku Arkeologjik i Butrintit. Dëshmi të historisë së pasur të Shqipërisë”, thuhet në postimin e ambasadës.

Në fund, ambasada u ka bërë thirrje vizitorëve që të mos i humbasin këto destinacione gjatë udhëtimit të tyre të ardhshëm në Shqipëri.

“Mos i humbisni këto destinacione spektakolare në udhëtimin tuaj të ardhshëm!”, thuhet në postim./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.