TË FUNDIT

    35 milionë euro dëmi fillestar, Ramiz Kelmendi: Kam stabilitet, asnjë pagesë nuk do vonohet

    March 25, 2023

    ​Osmani: S’mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që i bëri Serbia

    March 25, 2023

    Joseph: Deklarata e Hill për bombardimet e pamençur, por me kohën do të kuptohet gjesti i tij

    March 25, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Ambasadori italian: Kërkesa jonë për Kurtin është themelimi i Asociacionit
    Lajme

    Ambasadori italian: Kërkesa jonë për Kurtin është themelimi i Asociacionit

    By A.JMarch 7, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu, ka deklaruar se marrëveshja e arritur në Bruksel, mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, ishte hap i duhur, por që nuk finalizon gjithçka.

    De Riu shpjegoi se, nëse Kosova dhe Serbia duan që marrëveshja e arritur të funksionojë, propozimi evropian duhet nënshkruar, jo thjesht të pranohet deklarativisht.

    Ambasadori italian, në veçanti theksoi kërkesën drejtuar kryeministrit Kurti, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    ”U është kërkuar të dyja vendeve, sepse të dyja vendet, si Kosova edhe Serbia, nuk e kanë nënshkruar këtë marrëveshje bazë, e cila megjithatë parashihte një aneks dhe pasi këto dy dokumente nuk u nënshkruan, sot për sot, mund të flasim për një deklaratë politike, pra ka një angazhim nga të dy liderët për të çuar përpara parimet që janë vendosur në marrëveshjen bazë. Por, që marrëveshja bazë të funksionojë duhet dhënë edhe pëlqimin për atë dokument që përcakton hapat që do të bëjnë të mundur zbatimin e marrëveshjes. Prandaj, është një angazhim për të dy, veçanërisht për kryeministrin kosovar është kërkesa që të vazhdohet me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, deklaroi ambasadori italian në Klan Kosova.

    De Riu tutje tha se Italia e ka mbështetur iniciativën e BE-së, për të normalizuar raportet mes të dy palëve, duke thënë se janë të gatshëm të kontribuojnë në arritjen e këtij objektivi.

    ”Ne kemi mbështetur me bindje aktivitetin e kryenegociatorit të Bashkimit Evropian, ambasadorit Lajçak dhe, nëpërmjet këtij operacioni, duam të arrijmë dhe të japim kontributin tonë efektiv në normalizimin mes dy vendeve, që janë shumë të rëndësishme për Italinë”, deklaroi ai.

    ”Siç është theksuar disa herë, si nga kolegët e mi, ambasadorët e Quintit këtu, në intervistat e mëparshme, por mbi të gjitha në nivel të Brukselit dhe kryeqendrave, kjo marrëveshje, në të vërtetë është një marrëveshje pragmatike, le të themi, merr parasysh situatën aktuale. Në situatën aktuale, sinqerisht ishte maksimumi që mund të arrihej, por është një fazë e ndërmjetme sepse është e qartë se për të vazhduar drejt integrimit të tyre evropian, si Serbia ashtu edhe Kosova do të duhet të arrijnë një moment, në të cilin do të vendoset njohja reciproke”.

    Ambasadori po ashtu e konsideroi veten me fat që është i angazhuar në Kosovë. Sipas tij, Kosova ka ndryshuar shumë, duke iu afruar dukshëm standardeve të shteteve perëndimore.

    ”E konsideroj veten shumë me fat që më kanë dërguar këtu në Kosovë si ambasador, pasi kam pasur rastin ta njoh këtë vend në fazat e ndryshme të historisë së tij të fundit, pas pavarësisë, ose më saktë pas çlirimit në 1999, në korrik, por edhe më pas. Në vitin 2009, jam rikthyer për të negociuar një marrëveshje bashkëpunimi me Kosovën, pra me qeverinë e re, në shtetin e pavarur. Dhe më pas, në vitin 2021, padyshim gjeta një vend që është thellësisht i ndryshëm nga ai që kam njohur në 10 vitet e para, një vend që është shumë më afër standardeve tona, një vend thellësisht tolerant dhe prandaj jam shumë i kënaqur për zgjedhjen time”, tha ai.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    35 milionë euro dëmi fillestar, Ramiz Kelmendi: Kam stabilitet, asnjë pagesë nuk do vonohet

    March 25, 2023

    ​Osmani: S’mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që i bëri Serbia

    March 25, 2023

    Joseph: Deklarata e Hill për bombardimet e pamençur, por me kohën do të kuptohet gjesti i tij

    March 25, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    35 milionë euro dëmi fillestar, Ramiz Kelmendi: Kam stabilitet, asnjë pagesë nuk do vonohet

    By A.JMarch 25, 20230

    Dëmi fillestar nga zjarri i sotëm i cili filloi rreth orëve të mëngjesit në qendrën…

    ​Osmani: S’mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që i bëri Serbia

    March 25, 2023

    Joseph: Deklarata e Hill për bombardimet e pamençur, por me kohën do të kuptohet gjesti i tij

    March 25, 2023

    Kica-Xhelili: Vendimi për rrëzimin e Qeverisë Hoti dikur ishte i mirë për Haxhiun, tani s’qenka i mirë

    March 25, 2023

    TË TJERA

    Kiara bën gati valixhet, Luizi shpërthen në lot – VIDEO

    March 25, 2023

    Xhuli dhe Bruno vizitojnë Fadil Nurën në Skenderaj

    March 25, 2023

    E pafat Flaka Loxha, mposhtet nga xhudistja serbe

    March 24, 2023

    Pas fitores së Stresit në BBVK, Vedati jep lajmin e madh me një ‘thumb’

    March 24, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    35 milionë euro dëmi fillestar, Ramiz Kelmendi: Kam stabilitet, asnjë pagesë nuk do vonohet

    March 25, 2023

    ​Osmani: S’mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që i bëri Serbia

    March 25, 2023

    Joseph: Deklarata e Hill për bombardimet e pamençur, por me kohën do të kuptohet gjesti i tij

    March 25, 2023
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.