KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasada e Zvicrës në Kosovë: Dhuna ndaj grave është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut

Ambasada e Zvicrës në Kosovë: Dhuna ndaj grave është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut

Ambasada e Zvicrës në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ka riafirmuar përkushtimin e Zvicrës ndaj të drejtave, dinjitetit dhe sigurisë së të gjitha grave dhe vajzave.

Në një postim, ambasada ka theksuar se parandalimi i dhunës ndaj grave kërkon përkushtim të vazhdueshëm, mbrojtje efektive, qasje në drejtësi dhe mbështetje për të mbijetuarat.

“Dhuna ndaj grave është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Parandalimi i saj kërkon përkushtim të vazhdueshëm, mbrojtje efektive, qasje në drejtësi dhe mbështetje për të mbijetuarat”, thuhet në postimin e ambasadës.

Me fillimin e 16 Ditëve të Aktivizmit, ambasada ka shprehur mbështetjen për të gjithë ata që punojnë drejt ndërtimit të një shoqërie pa dhunë, frikë dhe diskriminim.

“Me fillimin e 16 Ditëve të Aktivizmit, ne qëndrojmë përkrah të gjithë atyre që punojnë drejt një shoqërie ku çdo grua dhe vajzë mund të jetojë e lirë nga dhuna, frika dhe diskriminimi.

Siguria e çdo gruaje ka rëndësi!”, thuhet në fund të postimit të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë. /Telegrafi/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.