KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Ambasada e ShBA-së paralajmëron qytetarët për sulme të mundshme gjatë festave

Ambasada e ShBA-së paralajmëron qytetarët për sulme të mundshme gjatë festave

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka publikuar një alarm sigurie për qytetarët amerikanë që udhëtojnë apo jetojnë në Evropë, duke u bërë thirrje të jenë vigjilentë gjatë sezonit të festave të fundvitit.

Në njoftimin e publikuar, ambasada paralajmëron se grumbullimet e mëdha të njerëzve dhe organizimet publike mund të jenë objektiv i grupeve terroriste dhe kriminelëve.

Sipas komunikatës, sulmet mund të ndodhin me pak ose aspak paralajmërim paraprak, ndërsa si lokacione potencialisht të rrezikuara përmenden tregjet, qendrat e transportit, qendrat tregtare, objektet fetare dhe hapësirat e tjera publike.

Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në festivale dhe aktivitete festive, si dhe në zonat turistike të frekuentuara.

Në njoftim theksohet se gjatë sezonit të festave mund të ketë ndërprerje në udhëtim dhe jetën e përditshme, në vende të ndryshme të Evropës.

Ambasada përmend shtimin e grevave dhe protestave gjatë muajve të fundit, si dhe kërcënimet e rreme për bombë që synuan aviacionin civil në shumë vende evropiane, duke shkaktuar ndërprerje të fluturimeve.

Për këtë arsye, qytetarëve amerikanë u rekomandohet të informohen për zhvillimet në vend, të shmangin demonstratat dhe zonat me prani të shtuar policore, mbajtjen e profilit të ulët dhe, informimi i familjarëve dhe të afërmve për planet e udhëtimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.