KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasada e Kosovës në Vjenë: Shërbimet e rregullta konsullore ofrohen deri më 23 dhjetor, kush ka nevojë kryeni ato

Ambasada e Kosovës në Vjenë: Shërbimet e rregullta konsullore ofrohen deri më 23 dhjetor, kush ka nevojë kryeni ato

Ambasada e Kosovës në Vjenë ka njoftuar se shërbimet e rregullta konsullore do të ofrohen deri më 23 dhjetor 2026.

Për këtë arsye, ambasada i ftoi qytetarët që kanë nevojë për shërbime konsullore t’i planifikojnë dhe t’i kryejnë ato deri më 23 dhjetor 2026.

Po ashtu, ambasada tregoi edhe datat se kur seksioni konsullor të jetë i mbyllur për festat e fundvitit.

Njoftimi i plotë i ambasadës:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ju njofton se, në kuadër të procedurave për përmbylljen e vitit fiskal 2026, shërbimet e rregullta konsullore do të ofrohen deri më 23 dhjetor 2026.

Gjatë periudhës nga 24 deri më 31 dhjetor 2026, nuk do të ofrohen shërbime të rregullta konsullore. Për këtë arsye, ftojmë të gjithë qytetarët që kanë nevojë për shërbime konsullore t’i planifikojnë dhe t’i kryejnë ato deri më 23 dhjetor 2026.

Gjithashtu, ju njoftojmë se, me rastin e festave të fundvitit dhe ditëve të pushimit, Seksioni Konsullor do të jetë i mbyllur në datat e mëposhtme:

E premte, 25 dhjetor 2026;

E hënë, 4 janar 2027;

E mërkurë, 6 janar 2027;

E enjte, 7 janar 2027.

Për raste emergjente që kërkojnë asistencë konsullore, ju lutemi të kontaktoni në numrin emergjent të Ambasadës:

Tel.: +43 677 64681903

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë

Seksioni Konsullor

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.