KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasada e Italisë në Prishtinë: Kartat e identitetit në letër nuk do të jenë më të vlefshme nga 3 gushti

Ambasada e Italisë në Prishtinë: Kartat e identitetit në letër nuk do të jenë më të vlefshme nga 3 gushti

Ambasada e Italisë në Prishtinë ka njoftuar se në përputhje me Rregulloren (BE) nr. 1157/2019, kartat italiane të identitetit në format letre (CIC) do të pushojnë së qeni të vlefshme nga data 3 gusht 2026, pavarësisht datës së skadencës së shënuar në dokument.

Në njoftimin e publikuar, theksohet se këto dokumente nuk i plotësojnë më kërkesat e sigurisë të Bashkimit Evropian për dokumentet e identifikimit dhe udhëtimit.

“Kartat e identitetit në letër nuk do të jenë më të vlefshme nga 3 gusht 2026, pavarësisht datës së skadencës së shënuar në dokument,” thuhet në njoftim.

Shtetasit italianë që jetojnë në këtë juridiksion konsullor dhe që posedojnë kartë identiteti në letër, janë të ftuar ta zëvendësojnë atë me Kartën Elektronike të Identitetit (CIE), e cila lëshohet nga Ambasada e Italisë në Prishtinë, përmes platformës “Prenot@mi” dhe vetëm me termin të caktuar.

“Qytetarët ftohen të kalojnë në Kartën Elektronike të Identitetit (CIE), e cila mund të lëshohet edhe para skadimit të dokumentit ekzistues,” thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.