KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasada britanike mirëpret emërimin e Kryeprokurorit të ri, kërkon forcim të sundimit të ligjit

Ambasada britanike mirëpret emërimin e Kryeprokurorit të ri, kërkon forcim të sundimit të ligjit

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka mirëpritur emërimin e Zejnulla Gashit në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, pas një periudhe disa vjeçare pa një udhëheqës në këtë institucion.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, Ambasada britanike i ka uruar sukses Gashit në detyrën e re, duke theksuar rëndësinë e forcimit të pavarësisë dhe transparencës së sistemit prokurorial në Kosovë.

“Mirëpresim emërimin e një Kryeprokurori të ri të Shtetit pas një ndërprerjeje prej disa vitesh”, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike.

Ambasada ka theksuar se pret që udhëheqja e re të ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar që sistemi prokurorial i Kosovës të funksionojë si një institucion i pavarur, transparent dhe llogaridhënës.

“I urojmë Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnulla Gashi, sukses në zbatimin e masave të nevojshme për të siguruar që sistemi prokurorial i Kosovës të funksionoj si një institucion i pavarur, transparent dhe llogaridhënës”, thuhet më tej në reagim.

Sipas Ambasadës, një sistem prokurorial efektiv është thelbësor për forcimin e sundimit të ligjit dhe për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Kjo do të kontribuojë në ushtrimin efektiv dhe efikas të funksioneve prokuroriale, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.