KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasada amerikane: Mbesim të përkushtuar për bashkëpunim me institucionet

Ambasada amerikane: Mbesim të përkushtuar për bashkëpunim me institucionet

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është takuar të martën me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Wylita Bell.

Për takimin ka njoftuar edhe Ambasada Amerikane në Kosovë, e cila ka theksuar përkushtimin për bashkëpunim me institucionet e vendit në avancimin e prioriteteve të përbashkëta.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se bashkëpunimi do të përqendrohet, ndër të tjera, në paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe në prosperitetin e ndërsjellë.

“E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së, Wylita Bell, është takuar me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ambasada e SHBA-së mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Në njoftimin e publikuar nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me temat konkrete të diskutuara gjatë takimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.