Barcelona nuk dëshiron që çështja e Julian Alvarez të shndërrohet në një sagë të pafund gjatë gjithë afatit kalimtar të verës. Klubi katalanas e konsideron sulmuesin e Atletico Madridit si një nga objektivat kryesorë për të përforcuar repartin ofensiv.
Megjithatë, ata janë të vetëdijshëm për kompleksitetin e marrëveshjes dhe nuk duan të rrezikojnë gjithë planifikimin e tyre duke pritur një mundësi që mund të mos materializohet kurrë.
Për këtë arsye, drejtuesit e Barcelonës ka vendosur një afat kohor për të vendosur nëse do të vazhdojë me transferimin apo do ta heqë përfundimisht nga lista e objektivave.
Plani i Barcelonës është të presë deri në përfundimin e Kupës së Botës 2026. Ky do të jetë afati i dhënë për Alvarez që të marrë një vendim, të ushtrojë presion nga ana e tij ose të shprehë dëshirën për një ndryshim.
Po ashtu, kjo do të jetë edhe periudha që i jepet Atletico Madridit për të hyrë në negociata për një operacion që aktualisht është i bllokuar nga qëndrimi i klubit madrilen.
Nëse nuk ka sinjale të qarta pas turneut, Barcelona do të tërhiqet dhe do të kërkojë alternativa të tjera për repartin ofensiv.
Barcelona synon të shmangë gabimet e verave të kaluara, kur disa objektiva u zvarritën gjatë dhe ndikuan në lëvizjet e tjera të afatit kalimtar.
Në rastin e Alvarez, strategjia do të jetë ndryshe: pritje e iniciativës së lojtarit, vlerësim i gatishmërisë së Atlético Madridit dhe marrje e një vendimi të shpejtë.
Nëse nuk ka zhvillime të qarta pas Kupës së Botës 2026, transferimi do të braktiset dhe klubi do të fokusohet në alternativa më të realizueshme.
Kështu, “topi” është në disa fusha: Alvarez duhet të vendosë nëse kërkon largimin, Atletico Madridi duhet të vlerësojë negociatat, ndërsa Barcelona do t’i qëndrojë afatit të saj./Telegrafi/
