KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Alvarez merr një premtim nga Atletico Madridi, por i vendos një kusht

Alvarez merr një premtim nga Atletico Madridi, por i vendos një kusht

Julian Alvarez mund të largohet nga Atletico Madridi në të ardhmen, por klubi madrilen raportohet se i ka vendosur një kusht sulmuesit argjentinas.

Sipas gazetarit Pipi Estrada, presidenti i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, i ka premtuar Alvarezit se do t’ia ulë klauzolën e largimit nëse ai shënon të paktën 20 gola gjatë këtij sezoni.

Shuma e re e klauzolës nuk është bërë e ditur, ndërsa Alvarez ka kontratë me klubin deri në vitin 2030. Argjentinasi, i cili iu bashkua Atleticos nga Manchester City në vitin 2024, realizoi 20 gola në 49 paraqitje sezonin e kaluar, duke dhënë edhe nëntë asistime.

E ardhmja e tij ishte temë e rëndësishme gjatë verës, me Barcelonën dhe Arsenalin që u lidhën me një transferim të mundshëm. Megjithatë, Alvarez vazhdoi në La Liga.

Sulmuesi ishte titullar ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve dhe asistoi për golin e Marcos Llorentes, ndërsa më pas pësoi një kontraktim muskulor që e la jashtë ndeshjes ndaj Real Sociedadit.

Nëse arrin shifrën e 20 golave, situata e Alvarezit mund të bëhet sërish një nga temat kryesore të afatit kalimtar, me Barcelonën dhe Arsenalin që raportohet se po e monitorojnë situatën e tij. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.