KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Altin Aliu bën heroin, Malisheva e shokon në fund Prishtinën

Altin Aliu bën heroin, Malisheva e shokon në fund Prishtinën

Malisheva ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Prishtina, sfidë që u zhvillua në Hajvali.

Mysafirët arkëtuan pikët e plota me rezultat 0-1, ku heroi doli të jetë sulmuesi Altin Aliu.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi pasi asnjëra nga skuadrat nuk arritën t’i konkretizojnë rastet.

Prishtina ishte më kërkuese megjithatë edhe Malisheva zhvilloi disa kundërsulme fantastike.

Pjesa e dytë ishte edhe më dramatike, kur Prishtina mbeti me një lojtar më pak pasi Samatic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë u përjashtua nga loja.

Heroi i Malishevës doli të jetë Altin Aliu që shënoi në minutën e fundit të ndeshjes pas një topi të kthyer nga goditja e bashkëlojtarit (90+5’).

Kësisoj, Malisheva vazhdon fuqishëm drejt Evropës për t’u renditur e treta me 52 pikë, derisa Prishtina zë pozitën e katërt me 45 sosh./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.