KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ali Ahmeti kujton 32-vjetorin e emërtimit të UÇK-së: Një datë me peshë të madhe historike

Ali Ahmeti kujton 32-vjetorin e emërtimit të UÇK-së: Një datë me peshë të madhe historike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka kujtuar 32-vjetorin e emërtimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), më 17 nëntor 1994.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka bërë të ditur se ky vendim u mor në qytetin Aarau të Zvicrës, ku emri i UÇK-së mori formë zyrtare dhe më pas u shndërrua në simbol të luftës për liri.

“Për mua dhe për gjithë brezin e atdhetarëve që jetuam, vepruam dhe sakrifikuam me idealin e çlirimit kombëtar, 17 Nëntori i vitit 1994 mbetet një datë e veçantë, me peshë të madhe historike dhe kombëtare, e lidhur pazgjidhshmërisht me rrugëtimin tonë të gjatë drejt lirisë”, ka shkruar Ahmeti.

Sipas tij, emërtimi i UÇK-së, ishte një vendim me rëndësi historike.

"Emërtimi i UÇK-së, ishte një vendim me rëndësi historike, që shënoi një kthesë të madhe në organizimin e luftës së armatosur çlirimtare dhe hapi një kapitull të ri në historinë e përpjekjeve të popullit shqiptar për liri, dinjitet dhe të drejta kombëtare.

Në këtë përvjetor, me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme, kujtojmë të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi të madh historik, që kontribuuan, qëndruan dhe luftuan për ta shndërruar idealin shekullor të lirisë në realitet", theksoi ai më tutje, transmeton Klankosova.tv.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.