Në planet e saj ambicioze, Stellantis nuk e ka harruar markën ikonike italiane.
Alfa Romeo prodhoi Giuliettan e fundit në vitin 2020 dhe aktualisht nuk ka në ofertë një veturë klasike kompakte. Por kjo do të ndryshojë.
Platforma e re e Stellantis, STLA One, ofron fleksibilitet të madh.
Mbi të mund të ndërtohen automjete të mëdha dhe kompakte, dhe pikërisht këtë bazë do ta shfrytëzojë Alfa Romeo për modelin e ri kompakt.
Gjenerata e re e Giuliettes ose 147 do të mund të përdorë sisteme benzine, hibride ose elektrike.
Për momentin nuk dihet saktësisht se kur do të dalë në treg, por kjo pritet të ndodhë para vitit 2030. /Telegrafi/
