KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aleanca në Prishtinë konsolidon strukturat, zgjidhet Kryesia e re dhe i bashkohen anëtarë të rinj

Aleanca në Prishtinë konsolidon strukturat, zgjidhet Kryesia e re dhe i bashkohen anëtarë të rinj

Kryetari i Degës së Aleancës në Prishtinë, Kreshnik Smajlaj, ka mbledhur Kryesinë e degës në një takim ku janë diskutuar angazhimet dhe objektivat e subjektit politik në kryeqytet.

Në takim kanë marrë pjesë një numër i madh i anëtarëve dhe përkrahësve të Aleancës, ndërsa salla ishte e mbushur me të pranishëm.

Gjatë takimit, Smajlaj ka mirëpritur dhe uruar anëtarët e rinj të Kryesisë, duke theksuar nevojën për bashkëpunim dhe angazhim më të madh të strukturave të partisë.

“Besoj se me më shumë bashkëpunim, punë dhe angazhim të të gjitha strukturave, mund të jemi edhe më afër qytetarëve dhe nevojave të tyre. Synimi ynë është i qartë: të forcojmë Degën e Aleancës në Prishtinë, të rrisim angazhimin dhe mobilizimin tonë dhe ta bëjmë Aleancën një forcë serioze politike me rol të rëndësishëm në qeverisjen lokale”, ka thënë Smajlaj.

Ai ka bërë thirrje për angazhim të përbashkët të strukturave të degës, me synimin për rritjen e aktivitetit politik dhe afrimin më të madh me qytetarët e Prishtinës.

Takimi vjen në kuadër të konsolidimit dhe zgjerimit të strukturave të Aleancës në kryeqytet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.