Mbrojtësi Albion Pllana ka ndryshuar kampionat për t’iu bashkuar klubit nga Malta, Gzira United.
Gzira e ka prezantuar afrimin e ish-lojtarit të Dukagjinit, nga i cili presin shumë për vitet e ardhshme.
“Albion Pllana është lojtari ynë. Gzira United është e lumtur t’iu njoftoj transferimin e Albion Pllanës”.
“25-vjeçari mbrojtës i djathtë nga Kosova vjen tek ne, ndërsa po vazhdojmë të përforcojmë skuadrën tonë me lojtarë të talentuar dhe ambicioz”.
“Ish-lojtari i Kosovës U21, Albioni njihet për shpejtësinë, disiplinën mbrojtëse dhe aftësinë për të mbështetur sulmin”, njoftoi klubi nga Malta.
Përndryshe, sipas të dhënave në “Transfermarkt” ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare./Telegrafi/
