KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

ALBI MALL vlerësohet me çmimin QUDAL për këndin më të mirë të ushqimit në Kosovë

ALBI MALL vlerësohet me çmimin QUDAL për këndin më të mirë të ushqimit në Kosovë

ALBI MALL është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar QUDAL, Quality Medal nga ICERTIAS për cilësinë e kafeneve dhe restoranteve, duke u renditur ndër qendrat tregtare më të vlerësuara në Kosovë për përvojën gastronomike që ofron.

Ky vlerësim konfirmon besimin dhe vlerësimin e konsumatorëve ndaj ALBI MALL si një qendër moderne që kombinon blerjet, gastronominë, argëtimin dhe përvojën familjare në një ambient bashkëkohor. Me një gamë të gjerë kafenesh dhe restorantesh të njohura, ALBI MALL është shndërruar në një pikë takimi për familje, të rinj dhe vizitorë të shumtë çdo ditë.

Përkushtimi ndaj cilësisë, shërbimit dhe krijimit të një eksperience unike për vizitorët mbetet një nga arsyet kryesore pse ALBI MALL vazhdon të vlerësohet nga publiku dhe organizata ndërkombëtare si ICERTIAS.

QUDAL, Quality Medal është një nga programet më prestigjioze të ICERTIAS, që njeh kompanitë dhe brendet të cilat konsumatorët i vlerësojnë për cilësi dhe përvojë të lartë shërbimi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.