KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Alarmi për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, doli i rremë

Alarmi për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, doli i rremë

Policia e Kosovës ka njoftuar se alarmi për një mjet të dyshuar shpërthyes në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë ka rezultuar i rremë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Telegrafin ka bërë me dije se informata është trajtuar nga ana e policisë dhe se pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Sipas saj, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast, i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, ka shtuar ajo./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.