KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Alarmi për arsimin: Ahmeti kërkon Pakt Shoqëror përtej partive dhe qeverive

Alarmi për arsimin: Ahmeti kërkon Pakt Shoqëror përtej partive dhe qeverive

Drejtori ekzekutiv i ETEA-s, Agon Ahmeti, ka kërkuar që arsimi në Kosovë të trajtohet si “urgjencë kombëtare”, duke vlerësuar se shpallja e tij vetëm si prioritet qeveritar nuk është më e mjaftueshme.

Ahmeti ka thënë se rezultatet e Kosovës në testin PISA, përgjatë një dekade, kanë dëshmuar, sipas tij, krizën e thellë dhe degradimin e vazhdueshëm të sistemit arsimor.

“Për 10 vjet, PISA po na dëshmon shkencërisht se kemi një sistem arsimor në krizë të thellë dhe në degradim të vazhdueshëm”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai ka theksuar se ndryshimi i qeverive dhe përfundimi i mandateve politike nuk e kanë zgjidhur krizën në arsim, e cila, sipas tij, vetëm është thelluar.

Për këtë arsye, Ahmeti ka propozuar një “Pakt Shoqëror për Arsimin”, i cili do të tejkalonte partitë politike, qeveritë dhe mandatet e tyre.

“Arsimi duhet të shpallet urgjencë kombëtare! Prandaj na duhet një Pakt Shoqëror për Arsimin që shkon përtej partive, qeverive dhe mandateve politike”, ka thënë ai.

Ahmeti ka bërë të ditur se një hap në këtë drejtim është ndërmarrë përmes një takimi ku kanë marrë pjesë përfaqësues të Ministrisë, komunave, SBASHK-ut, Fakultetit të Edukimit, Institutit Pedagogjik, prindërve, drejtuesve të shkollave, mësimdhënësve, studiuesve dhe organizatave të shoqërisë civile.

Sipas tij, një takim i vetëm nuk mund ta zgjidhë krizën, por bashkëpunimi i të gjithë akterëve është i domosdoshëm për të bërë përparim.

“Jo sepse një takim i vetëm e zgjidh krizën. Por sepse pa u bërë bashkë nuk kemi asnjë shans ta zgjidhim atë”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai ka paralajmëruar se pengimi i bashkimit të institucioneve dhe shoqërisë rreth përmirësimit të arsimit nuk dëmton vetëm një parti apo institucion, por ka pasoja më të gjera për vendin.

“Kushdo që e pengon bashkimin rreth përmirësimit të arsimit, duhet ta dijë se nuk e dëmton një parti apo një institucion, por e dëmton sigurinë kombëtare, demokracinë, mirëqenien sociale dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shtuar Ahmeti./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.