KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Alarme të rrejshme për bomba sërish në shkollat e mesme të Tetovës, evakuohen nxënësit

Alarme të rrejshme për bomba sërish në shkollat e mesme të Tetovës, evakuohen nxënësit

Alarme të rrejshme për bomba kanë tronditur sërish shkollat e mesme në Tetovë. Mëngjesin e sotëm, shënjestër e këtyre kërcënimeve ishin Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Nikolla Shtejn” dhe Shkolla e Mesme Ekonomike “8 Shtatori”. Nxënësit u evakuuan nga oborret e shkollave pa filluar mirë procesi mësimor, ndërsa pjesëtarët e Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës kryen kontrolle të hollësishme antiterroriste. Në shkollën e mjekësisë, mesazhi kërcënues kishte arritur në adresën zyrtare elektronike në orët e hershme të mëngjesit.

“Diku rreth orës shtatë e lajmëruam në polici se në emailin zyrtar ka ardhur alarm për bombë. Nxënësit i pritëm para shkollës dhe nuk i lamë të futen brenda, i kthyem në shtëpi, derisa policia na dha me shkrim se është në rregull dhe mësimi mund të vazhdojë, por mësimi do vazhdojë pasdite. Gjithnjë alarmi na vjen në gjuhën maqedonase dhe na vjen nga emaile që nuk i kemi të njohur”, tha Malësore Ramadani, drejtoreshë e SHMK “Nikolla Shtejn”.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në shkollën ekonomike, ku mesazhet kërcënuese kishin arritur gjatë natës në adresa personale dhe zyrtare.

“Emaili erdhi në ora një të natës në emailin tim personal dhe të sekretareshës. Po ashtu edhe tek emaili i shkollës që e kemi lajmëruar që nuk është në funksion. Pas kontrollit, policia na dha leje që mund të vazhdojmë mësimin”, tha Hava Hasani, drejtoreshë e SHM “8 Shtatori”./TV21/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.