Mëngjesin e sotëm, në qendrat tregtare “East Gate” dhe “Diamond Mall” në Shkup janë raportuar për vendosje të mjeteve shpërthyese.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) menjëherë ka nisur zbatimin e protokolleve të sigurisë.
Nga policia konfirmojnë se kërcënimi është dërguar përmes rrugës elektronike. Ekipet policore tashmë ndodhen në terren dhe po kryejnë kontrolle të detajuara antiterroriste në objektet.
Qytetarëve u është urdhëruar që menjëherë të largohen nga hapësirat dhe të qëndrojnë në distancë nga objektet për arsye sigurie.
Në vitet e fundit, kryeqyteti ka qenë disa herë objekt i kërcënimeve të ngjashme të drejtuara ndaj qendrave tregtare, shkollave dhe objekteve të tjera publike. Të gjitha rastet e deritanishme janë rezultuar si të rreme.
Deri më tani, institucionet kompetente ende nuk kanë zbuluar autorët e këtyre shqetësimeve të vazhdueshme të sigurisë.