Një nga temat kryesore që u trajtuan në emisionin Rubikon ishte edhe ndryshimi i Ligjit për Specialen.
Gazetari Vehbi Kajtazi, deklaroi se ajo që po i kritikon ashpër këto ndryshime është Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e cila nga shteti slloven po akuzohet për bashkëpunim me UDB-në.
"Këto çështje që përpiqen me i fsheh ne nuk do të duhej me i fsheh", deklaroi Kajtazi në Klan Kosova.
Ai theksoi se ata që kanë bashkëpunuar me UDB-në ndonjëherë, kurrë nuk mund të jenë miqësorë me Kosovën.
Burimi: klankosova.tv ↗

