KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

AKU në Shkodër bllokon 7 ton djathë të bardhë lope

AKU në Shkodër bllokon 7 ton djathë të bardhë lope

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar 7,196 kg djathë të bardhë lope pasi pas verifikimeve ka rezultuar se nuk prodhohej në standardet e duhura higjeno-sanitare.

Trupa inspektuese ka vendosur edhe bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit të subjektit deri në përmbushjen e standardeve higjieno-sanitare.

Ndaj subjektit janë marrë edhe masa administrative:

Gjobë në vlerën 300,000 lekë për shkelje të kushteve të higjienës, në bazë të Ligjit Nr. 9863 “Për ushqimin”, neni 68, pika 1, germa “h”.

Gjobë në vlerën 100,000 lekë për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë së produkteve.

AKU bën me dije se kontrollet do të vijojnë me intensitet për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit./euronews/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.