KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Aktorja e famshme turke e pranishme në Kosovë për Sunny Hill Festival

Aktorja e famshme turke e pranishme në Kosovë për Sunny Hill Festival

Aktorja e njohur turke, Ilsu Demirci, ndodhet në Kosovë për Sunny Hill Festival, i cili po zhvillohet në Bërnicë të Prishtinës.

Ajo ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale nga qëndrimi i saj në Kosovë, duke u treguar ndjekësve të saj atmosferën e festivalit dhe përjetimet nga vizita.

Demirci gëzon një numër të madh ndjekësish, me rreth 1.5 milion vetëm në Instagram, ku çdo postim merr vëmendje të madhe nga fansat.

Foto: Instagram

Për publikun shqiptar, aktorja është bërë e njohur përmes paraqitjes së saj në serialin turk “Arafta”, i cili ka fituar popullaritet edhe në vendet shqipfolëse.

Prania e saj në Sunny Hill Festival është një tjetër dëshmi e interesimit të figurave ndërkombëtare për këtë ngjarje muzikore, e cila çdo vit mbledh vizitorë dhe artistë nga vende të ndryshme të botës.

Sunny Hill Festival edhe këtë edicion ka sjellë në skenë artistë të njohur ndërkombëtarë, duke krijuar një atmosferë të veçantë për mijëra të pranishëm.

Performancat, energjia e publikut dhe prania e emrave të njohur nga bota e muzikës e kanë kthyer festivalin në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajon. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.