KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Aktorit Pedro Pascal iu desh të mësonte të luante violonçel për rolin e tij të ri: Ishte detyra më e vështirë krijuese

Aktorit Pedro Pascal iu desh të mësonte të luante violonçel për rolin e tij të ri: Ishte detyra më e vështirë krijuese

Pedro Pascal tregoi se si iu desh të përsoste një aftësi të re artistike për rolin e tij të fundit, i cili është të luajë në violonçel.

Paskali së shpejti do të shfaqet në “Behemoth” si një violonçelist i talentuar që kthehet në Los Angeles për të rindërtuar jetën e tij.

Përpara premierës botërore të filmit në Festivalin e Filmit në Nju Jork, Pascal iu bashkua regjisorit Tony Gilroy, si dhe aktorëve të tjerë. Kur u pyet se çfarë e surprizoi më shumë gjatë mësimit të violonçelit për rolin e tij, Pascal pranoi se ishte një proces i vështirë.

“Duhej të mbaje mend se përveç violonçelit në vetvete, kishte edhe një personazh të vërtetë për të luajtur në atë histori. Violonçeli ishte personazhi kryesor i jetës sime për disa javë para xhirimeve. E mbaja me vete kudo që shkoja. Çdo gjë më habiti, ishte ferr dhe parajsë. Ishte e pabesueshme të inkurajohesha nga sfida fizike dhe preciziteti që shkonte me të”, tha ai.

– YouTube youtu.be

Paskali përshkroi se zakonisht duhet deri në një vit për të mbajtur siç duhet një hark, por për shkak të nevojave të prodhimit, atyre iu desh ta përshpejtonin këtë proces, kështu që ai e mësoi atë brenda shtatë ditësh.

“Nuk e zotërova kurrë plotësisht, gjë që është pjesë e magjisë. Ishte një kënaqësi e vërtetë, por edhe detyra më e vështirë krijuese që kam pasur ndonjëherë për një rol”, tha ai.

Pascal tha më parë se pas leximit të parë të skenarit, nuk ishte i sigurt nëse mund ta pranonte rolin. Ai tha se e gjeti sfiduese në një mënyrë pozitive për shkak të natyrës jolineare të historisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.