Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë ditës së djeshme e përkujtoi politikanin e vrarë serb nga Kosova, Oliver Ivanoviqin, me fjalët më të zgjedhura. Por, përveç komunikatës së partisë së tij ku denoncohej Ivanoviqi për të bëma në luftë… ekziston edhe tjetërçka.
Kurti në fjalën e tij tha se “Oliver Ivanoviqi ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord.”
Përveç kësaj, ai tha se do të dëshironte që kujtimi për Oliverin të mbahej gjallë si një njeri që punoi për Kosovën shumë etnike.
Por, për Vetëvendosjen e dikurshme këto fjalë do të tingëllonin shumë shumë keq.
Një aktivist që sot punon në Zyrë të Kryeministrit me emrin Fatlum Sadiku, në vitin 2018 kishte marrë një iniciativë personale. Ai kishte vendosur që të fshinte grafitet në përkujtim të Ivanoviqit derisa i vendoste mbishkrimin “kriminel!”
“Gjërat duket thirrur në emrin përkatës, shkruan diku. Sot vetëm për këtë akt ndërgjegjësimi bëra rrugë…” – shkruante Sadiku në Facebook në atë kohë.
Deri tash, Sadiku që është këshilltar politik prej 5 gushtit 2021 nuk ka bërë ndonjë reagim kundërshtues ndaj fjalëve të Kurtit. Nacionale.