Aktivistet nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist u obliguan të largohen nga Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë.
Kjo për shkak se aty ishte i pranishëm kryeministri Albin Kurti dhe aktivistet planifikonin të flisnin me të, shkruan IndeksOnline.
Pjesëtarë të mbrojtjes së afërt të kryeministrit dhe organizatorët të eventit i obliguan ato të largoheshin nga salla.
Kurti u bë pjesë e edicionit të 13-të të Doku Tech, teksa aktivistet arritën në Pallatin e Rinisë pas një aktiviteti përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Tash e disa ditë, ato po protestojnë duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë e vrara në Kosovë.
Burimi: indeksonline.net ↗

