KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Akti heroik i shqiptarit në Zvicër bëhet temë diskutimi, pse askush tjetër nuk i ndihmoi italianët në makinën që mori flakë?

Akti heroik i shqiptarit në Zvicër bëhet temë diskutimi, pse askush tjetër nuk i ndihmoi italianët në makinën që mori flakë?

Ajdin Limoni është shqiptari që shpëtoi 4 italianë që mbetën të bllokuar në një makinë, e cila po digjej pasi u aksidentua.

Ai ka deklaruar se kur arriti pa shumë njerëz që po shikonin makinën duke u djegur, por, askush nuk po e ndërmerrte hapin t’i ndihmonte, ndërsa vet hyri në flakë që ishin rreth 3 metra në lartësi.

Mirëpo, pse njerëzit hezitojnë t’i ndihmojnë të tjerët në raste të tilla, sidomos kur janë shumë në numër?

Përgjigjen e kësaj pyetje e ka dhënë një një njohëse e quajtur Melanie Wegel, e cila është lektore në Institutin për Delikuencën dhe Parandalimin e Krimit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Cyrihut, shkruan 20 Minuten, transmeton Telegrafi.

Ajo tha se në rastet e tilla, të pranishmit mendojnë që dikush do të intervenojë në atë rast, prandaj rrijnë në distancë dhe presin se kush do vijë për të intervenuar.

Po ashtu, lektorja tha se shumë njerëz hezitojnë edhe ta thërrasin policinë në raste të caktuara, pasi, nuk duan të jenë fare të përfshirë në ndodhi tragjike.

Mirëpo, Wegel pati një vërejtje për personat e tillë, sepse, tha se kushdo që nuk arrin të ndihmojë një person në rrezik të menjëhershëm vdekjeje, edhe pse do të ishte e arsyeshme të pritej që ai ta bënte këtë, mund të ndiqet penalisht për mosdhënie ndihme./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.