KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Aktakuzë për postim në Facebook, dyshohet për nxitje të urrejtjes fetare

​Aktakuzë për postim në Facebook, dyshohet për nxitje të urrejtjes fetare

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.K. për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, sipas aktakuzës, më 16 prill 2026, i pandehuri, përmes rrjetit social Facebook, dyshohet se me dashje ka ndërmarrë veprime me qëllim të nxitjes dhe përhapjes publike të urrejtjes dhe mosdurimit ndërmjet grupeve fetare.

“Aktakuza pretendon se i pandehuri i I.K., përmes veprimeve të tij inkriminuese, ka përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve fetare, duke cenuar bashkëjetesën ndërfetare në Republikën e Kosovës dhe duke rrezikuar rendin dhe qetësinë publike. Çështja penale do të shqyrtohet nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila do të vendosë lidhur me akuzat e ngritura”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.