KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aktakuzë ndaj një personi nën dyshimin për spiunazh

Aktakuzë ndaj një personi nën dyshimin për spiunazh

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet B.J., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Spiunazhi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Sipas aktakuzës, B.J., në cilësinë e zyrtarit policor me gradën toger, dyshohet se nga një periudhë kohore e pacaktuar deri më 17 korrik 2025, në mënyrë të vazhdueshme dhe me dashje ka mbledhur dhe ua ka dërguar zyrtarëve të Shërbimit Inteligjent të Serbisë dokumente zyrtare të klasifikuara.

Prokuroria pretendon se dokumentet e dërguara kanë qenë të lidhura me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente të drejtësisë, ndërsa ndaj të pandehurit rëndojnë dyshime serioze për cenim të sigurisë shtetërore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.