KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksion policor në Shkup dhe Tetovë, privohen nga liria 19 persona

Aksion policor në Shkup dhe Tetovë, privohen nga liria 19 persona

Më 2 dhe 3 tetor, në lokacione të ndryshme në Shkup, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme – Shkup kanë privuar nga liria 17 persona, të moshave nga 20 deri në 48 vjeç. Shumica e të arrestuarve janë nga kryeqyteti, por ka edhe nga Kriva Pallanka, Kumanova dhe Kërçova.

Sipas policisë, gjatë kontrolleve tek personat e ndaluar janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, substanca pluhuri me ngjyrë kafe dhe të bardhë, substancë e bardhë në formë kokrrizash, metadon dhe tableta.

Aksioni ka vazhduar edhe në Tetovë. Më 2 tetor, rreth orës 23:35, në rrugën “Ljubotenska”, policia ka privuar nga liria një 20-vjeçar nga fshati Nerasht. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur një qese me substancë pluhuri të bardhë.

Vetëm pesë minuta më vonë, në fshatin Pallaticë, policia ka arrestuar edhe dy persona, 22 dhe 24 vjeç, të cilët po udhëtonin me një automjet “BMË”.

Gjatë kontrollit tek ta është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Të gjithë personat janë arrestuar në përputhje me procedurat ligjore. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të dorëzohen kallëzime përkatëse pranë organeve kompetente.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.