Një aksion i Policisë dhe Prokurorisë është duke u zhvilluar në Prishtinë.
Sipas informacioneve, cak i aksionit janë qendrat e thirrjeve [call center] ilegale, ndërsa jnaë përfshirë edhe autoritetet ndërkombëtare, raporton Zeri.info.
Aksionin për Zërin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prorkurorisë, Arbnora Luta.
“Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, ka deklaruar Luta.
Zëri do ju mbajë të informuar për zhvillimet nga ky aksion. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

