Në fshatin Devë të Gjakovës është zhvilluar një aksion për pastrimin e mjedisit, ku vullnetarët kanë mbledhur gjithsej 43 thasë me mbeturina.
Aksioni është zhvilluar më 4 tetor 2026 dhe ka pasur për qëllim pastrimin e hapësirave publike dhe ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit.
Organizatorët kanë falënderuar vullnetarët për angazhimin e tyre, si dhe zyrtarët komunalë për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë aksionit.
Nisma është organizuar në kuadër të projektit “Mbrojtja e lumenjve dhe promovimi i turizmit të gjelbër”, i cili mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në partneritet me Komunën e Gjakovës.
Organizatorët kanë theksuar se përmes angazhimit të përbashkët synohet krijimi i një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm për komunitetin. /Telegrafi/