KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksion para Kuvendit, kërkohet miratimi i shpejt i Ligjit për Specialen

Aksion para Kuvendit, kërkohet miratimi i shpejt i Ligjit për Specialen

Organizatorët e protestës “Jo në emrin tim” kanë zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës. Ata kanë vendosur një baner me emrat e të gjithë deputetëve të Kuvendit, duke u bërë thirrje atyre që të votojnë ligjin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas organizatorëve, ligji për UÇK-në duhet të jetë prioritet për Kuvendin e Kosovës, ndërsa deputetëve u bëhet thirrje të reflektojnë dhe të ndërmarrin hapa për votimin e tij.

Çlirim Haziri tha se deputetët shqiptarë kanë obligim ndaj UÇK-së dhe sakrificës së dëshmorëve, mbi të cilën, sipas tij, janë ndërtuar institucionet e Kosovës.

“UÇK-ja nuk është e partive politike, UÇK-ja është e popullit. Ju jeni deputetë të zgjedhur prej popullit dhe keni obligim moral, kombëtar dhe ligjor ndaj popullit të Kosovës të reflektoni për kërkesat e tyre. UÇK-ja nuk duhet të jetë një temë sekondare për Parlamentin e Kosovës, duhet të jetë në prioritetet e deputetëve tanë”, ka thënë Haziri.

Në banerin e vendosur para Kuvendit janë përfshirë të gjithë deputetët, ndërsa organizatorët kanë bërë dallimin mes deputetëve shqiptarë dhe atyre të komunitetit serb, nga të cilët thanw se nuk presin mbështetje për këtë nismë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.